Humb jetën 45 vjeçari, po fluturonte me parashutë

Humb jetën 45 vjeçari, po fluturonte me parashutë

21:09, 08/09/2019

Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë të shtunën në Prizren rreth orës 13:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime.

Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli.

Osmanolli ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë policia e hetimeve rajonale dhe po merren me rastin. Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco