Gati 13 mijë aplikime nga diaspora për të votuar më 6 tetor

Gati 13 mijë aplikime nga diaspora për të votuar më 6 tetor

18:34, 08/09/2019

Afati për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 30 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator të këtij viti.

Prej hapjes së afatit deri sot në mesditë, KQZ ka pranuar gjithsej 13 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar për mediat zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Prej 30 gushtit kur ka filluar ky proces dhe deri në mesditën e së dielës (8 shtator) janë pranuar 13 mijë aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi

Këto aplikime janë bërë përmes tri formave, nëpërmjet email-adresave të Shërbimit Votues të KQZ-së, përmes fahut postar të KQZ-së, si dhe fax-it të KQZ-së.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ku periudha e aplikimit ka qenë vetëm 8 ditë, në zgjedhjet e 2019-s, siç ka bërë të ditur Elezi, periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të jetë gjithsej 12 ditë.

Për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco