Tinka Kurti është bërë nënë! Tinka Kurti

Tinka Kurti është bërë nënë!

09:34, 07/09/2019

Nisur nga emri i veçantë dhe aq i dashur që mbart Tinka, njesoj si i artistes së shquar shqiptare, po e publikojmë këtë mesazh të Albin Kurtit. 

"Tinka Kurti është bërë nënë. Uroj që ajo dhe djali i saj Jani të kenë shëndet kurse prindërit e Janit ta shijojnë prindërimin."

Përveçse anëtare e kryesisë sonë, Tinka është edhe në listën tonë si kandidate për deputete. Me këtë vendim, që të garojë në këtë periudhë delikate për të, ajo ka treguar se përgjegjësitë e prindërimit duhet të ridefinohen në Kosovë. Barra për kujdesin ndaj fëmijëve e sidomos foshnjat nuk duhet të bjerë vetëm mbi gratë. Ato kanë nevojë për mbështetje institucionale e profesionale.

Nëse gratë izolohen pasi që bëhen nëna, nuk është faji i tyre por i një shteti që shtyn drejt pabarazisë. Ndërkohë shteti duhet ta ketë pikërisht rolin e kundërt.

Në Lëvizjen tonë insistojmë për ndarjen e barabartë të pushimit prindëror, në hapjen e më shumë çerdheve publike. Madje, për mbledhjet tona në Vetëvendosje! edhe e organizojmë e mirëmbajmë vetë këndin për fëmijtë e delegatëve. Mirëpo, sfidat e grave për angazhim publik janë shumë më shumë se kaq. Dhe jo veç për gratë e angazhuara, por për shumicën e grave në Kosovë.

Prandaj, mendoj se gratë duhet të përkrahen nga njëra-tjetra por jo veç nga njëra-tjetra. Nga e gjithë shoqëria, burra dhe gra. Kjo është detyra e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco