Hashim Thaçi në Japoni, takim me Perandorin dhe Kryeministrin Shinzo Abe

Hashim Thaçi në Japoni, takim me Perandorin dhe Kryeministrin Shinzo Abe

07:51, 07/09/2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni.

Zyra e presidentit  njoftoi se z. Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë, dhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Me kryeministrin Abe ai do të ketë edhe një darkë punel.

Në njoftim thuhet se z. Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërorë të Japonisë “për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Sipas Zyrës së tij, z. Thaçi e realizon këtë vizitë me qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike/Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco