Prezantohet ambasadorja e re e Francës në Kosovë

Prezantohet ambasadorja e re e Francës në Kosovë

18:20, 06/09/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot kredencialet e ambasadores së re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në rrjetin e tij social Twitter.Ai është shprehur se liria, pavarësia, shtet-ndërtimi, fuqizimi i demokracisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës janë inkurajuar nga mbështetja e Francës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar.

“Pranova kredencialet nga ambasadorja e re e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Liria jonë, pavarësia, shtet-ndërtimi, fuqizimi i demokracisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës janë inkurajuar nga mbështetja e Francës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco