Masakra në Prishtinë, ja gjendja e të plagosurve sipas mjekëve

Masakra në Prishtinë, ja gjendja e të plagosurve sipas mjekëve

18:00, 06/09/2019

Masakra e djeshme në Prishtinë ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerët, është nga më të rëndat e ndodhura në kryeqytetin kosovar.

Sipas mjekëve të QKUK-së në Prishtinë, gjendja e dy të plagosurve është e rëndë dhe nuk jep siguri për jetën.

Pacientët që po qëndrojnë në spital janë xhaxhai dhe nipi i tij, të dy pjesëtarë të familjes Rafuna.

Detaje  mbi gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë mjeku i QKUK-së, Shaqir Uka, shef i mjekimit intensiv, i cili deklaroi se gjendja e të plagosurve është jo stabile.

Shefi i repartit tha se janë në pritje të rezultateve të analizave për të marrë më shumë informacione rreth gjendjes së tyre.

“Dy të lënduarit me armë zjarri në Prishtinë janë sjellë dje për ekzaminim në Klinikën Emergjente. Ata janë për momentin nën kujdesin intenziv dhe priten edhe rezultatet e analizave. Gjendja e përgjithshme e tyre mund të themi që është jo stabile”, ka thënë Uka.

“Dy pacientët, pas sjelljes në Qendrën Emergjente për shkak të lëndimeve që kanë marrë me armë zjarri janë sjellë për trajtim në mjekimin intenziv. Të dy pacientët vazhdojnë të qëndrojnë të fjetur në barna dhe të përkrahur nga aparaturat mjekësore. Në orët në vazhdim do të dihet gjendja e tyre. Njëri nga pacientët ka lëndime me armë në regjionin e kokës, ndërkohë tjetri ka lëndime në gjoks’, tha Uka.

Ndërkohë që të vrarë në këtë masakër mbetën shtetasit Bashkim Mehmeti dhe Mefail Rafuna, të dy pjesëtarë të familjeve që janë konfliktuar me armë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco