'Die schönste Politikerin' - Deputetja më e bukur e Ballkanit është nga Kosova!

'Die schönste Politikerin' - Deputetja më e bukur e Ballkanit është nga Kosova!

11:10, 06/09/2019

"Politikania më e bukur e Ballkanit vjen nga Kosova!"- Me këtë titull e ka nisur shkrimin, gazeta gjermane "Kosmo", kushtuar deputetes së parlamentit të Kosovës, Dude Baljes, 42 vjeçare. Dude Balja shkaktoi në fillimet e saj, një trazirë në politikë dhe media për shkak të pasurisë së saj të madhe, por tashmë është evidentuar si  politikania më e bukur në Ballkan nga 'Kosmo.at

Vetë deputetja e Kosovës me origjinë boshnjake u shpreh në portalin "Prive.al", që shpesh merr komplimente nga burrat dhe "prandaj burri im është shpesh xheloz". Ajo ka tre fëmijë.

Duda ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të Drejta të Barabarta dhe Persona të Humbur dhe ka një diplomë Master në Administrim Biznesi si edhe Doktoraturë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Mediat në Shqipëri dhe Kosovë kur ajo doli deputete, raportuan se kishte një pasuri të madhe: një apartament 60 metra katror në vlerë prej 80,000 eurosh; një shtëpi 500 metër katror  me vlere 150,000 euro; dy hapësira zyre të burrit të saj në vlere prej  280,000 eurosh dhe dy makina me vlerë totale 30,000 euro./SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco