Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:12, 06/09/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Basha: OSBE/ODIHR rrëzoi farsën e 30 Qershorit! Votimi qe tallje me demokracinë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha një deklaratë sot nga selia e PD lidhur me Raportin e OSBE/ODIHR për procesin e 30 Qershorit

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/278439/basha-osbe-odihr-rrezoi-farsen-e-30-qershorit-votimi-qe-tallje-me-demokracine/

 

Basha: Raporti i OSBE-ODHIR, tregoi se kemi një shtet kriminal-privat të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në daljen e tij të fundit publike se raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit tregoi se në Shqipëri nuk ka shtet dhe as institucione.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/278573/basha-raporti-i-osbe-odhir-tregoi-se-kemi-nje-shtet-kriminal-privat-te-rames/

 

Takimi me aleatët/ Basha: Nuk ka hapje negociatash me një qeveri që s'organizon dot zgjedhje të ndershme

Në një dalje për mediat pas takimit me aleatët opozitarë në selinë e PD, Lulzim Basha është shprehur se, e vetmja zgjidhje politike e mbetur është zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/278571/takimi-me-aleatet-basha-nuk-ka-hapje-negociatash-me-nje-qeveri-qe-s-organizon-dot-zgjedhje-te-ndershme/

 

‘Hetimi për faturat e luksit të Maznikut, të njëjtin fat si hetimi për vrasjen e Ardit Gjoklajt’

Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një shënim në facebook shkruan se hetimi për faturat e luksit të Maznikut në Spanjë të paguara nga Fusha do të ketë të njëjtin fat si hetimi i Veliajt për vrasjen e Ardit Gjoklaj.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/278509/hetimi-per-faturat-e-luksit-te-maznikut-te-njejtin-fat-si-hetimi-per-vrasjen-e-ardit-gjoklajt/

 

Kush nuk jep shenjat e gishtave për 5 ditë shkarkohet, Bardhi: Prokuroria genjeu për Kajmakun

 “Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, në mënyrë që të mbrojë nga sharkimi kriminelin e Ramës në Bashkinë e Vorës”, tha në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmenet Bardhi.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/278473/kush-nuk-jep-shenjat-e-gishtave-per-5-dite-shkarkohet-bardhi-prokuroria-genjeu-per-kajmakun/

 

VIDEO/ Kryemadhi: Raporti i OSBE nuk e njeh 30 qershorin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dha nje deklarate për mediat pas raportit të OSBE për 30 Qershorin.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/278468/video-kryemadhi-raporti-i-osbe-nuk-e-njeh-30-qershorin/

 

Kjo qeveri mashtruesish e librave 'falas'! 80 mijë lekë librat shkollorë, makthi i prindërve

Orjola Pampuri, ish-deputete e PD ka denoncuar sot me fakte, skemën mashtruese të qeverisë me librat gjoja falas dhe tekstet e vjetra të ricikluara. Kostoja mbi 80 mijë e librave të klasës së shtatë, siç vërehet në listën e mësipërme, është vetëm një shembull se ç'tronditje do të kalojnë familjet shqiptare në nisje të këtij viti shkollor, të cilat mezi përballojnë plotësimin e nevojave bazë të fëmijës, si ushqimin dhe vjeshjen.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/278424/kjo-qeveri-mashtruesish-e-librave-falas-80-mije-leke-librat-shkollore-makthi-i-prinderve/

 

‘Raporti i OSBE-ODHIR konfirmoi që zgjedhjet duhen ribërë’

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar raportin  përfundimtar të OSBE-ODHIR, cilëson se zgjedhjet e 30 qershorit, nisur edhe nga gjetjet e evidentuara nga OSBE/ODIHR në raportin final, janë të pavlefshme.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/278517/raporti-i-osbe-odhir-konfirmoi-qe-zgjedhjet-duhen-ribere/

 

Tragjedia në Prishtinë/ Shkon në 2 numri i viktimave, vdes në spital një prej tre të plagosurve

Ndërron jetë në spitalin e Prishtinës një prej të plagosurve në ngjarjen e sotme.

“Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë për Experess, Shpend Fazliu nga QKUK.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/278546/tragjedia-ne-prishtine-shkon-ne-2-numri-i-viktimave-vdes-ne-spital-nje-prej-tre-te-plagosurve/

 

'Të dashuruar pas armëve'/ Pse deputetët dhe ministrat e Kosovës rrinë të armatosur

Armëmbajtja është një dukuri mjaft e theksuar në shoqërinë kosovare. Shumica e personave që mbajnë armë, sipas statistikave zyrtare, i takojnë kategorisë së personave që mbajnë armë pa leje. Por, ka edhe persona që armëmbajtjen e kanë legalizuar për arsye nga më të ndryshmet.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/278596/te-dashuruar-pas-armeve-pse-deputetet-dhe-ministrat-e-kosoves-rrine-te-armatosur/

 

Kryeministri britanik nuk dorëzohet, presion për zgjedhje të parakohëshme

Kryeministri britanik Boris Johnson vazhdoi të bëjë presion të enjten, për zgjedhje të parakohëshme të përgjithshme, megjithë disa disfata në parlament dhe dorëheqjen e papritur të vëllait të tij nga posti i ministrit dhe nga parlamenti.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/278595/kryeministri-britanik-nuk-dorezohet-presion-per-zgjedhje-te-parakoheshme/

 

ZYRTARE/ Mardona kthehet të drejtojë një skuadër, firmos me klubin Argjentinas

Pas largimit nga skuadra e Dorados për shkak të problemeve fizike, Diego Armando Maradona është gati për të marrë drejtimin e një skuadre të re. Legjenenda argjentinase ka lënë pas problemet dhe tashmë është gati për të marrë drejtimin e skuadrës së Gimnasia Esgrima la Plata.

Për më shumë           

https://www.syri.net/sport/278598/zyrtare-mardona-kthehet-te-drejtoje-nje-skuader-firmos-me-klubin-argjentinas/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco