Statistika të frikshme/ 49 aksidente, 849 gjoba dhe 9 të arrestuar për 24 orë

Statistika të frikshme/ 49 aksidente, 849 gjoba dhe 9 të arrestuar për 24 orë

13:37, 01/09/2019

Përgjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente automobilistike.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 49 aksidente automobilistike.

Prej tyre, 24 kanë përfunduar me njerëz të lënduar dhe 25 pa të lënduar.

Gjithashtu raportohet se edhe numri i gjobave që kanë marrë qytetarëve për mosrespektim të rregullave të trafikut, rezulton të ketë qenë i madh. Numri i tyre shkon në plotë 849.

Po ashtu, për 24 orë policia ka arrestuar 9 persona, tre prej të cilëve janë dërguar në paraburgim dhe një tjetër është duke vuajtur dënimin. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco