Gjendet e vdekur 43-vjeçarja/ Policia nis hetimet

Gjendet e vdekur 43-vjeçarja/ Policia nis hetimet

21:34, 24/08/2019

Një grua 43 vjeçe është gjetur pajetë sot në Pejë.

Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku  i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale,  por përgjigjen përfundimtare do ta japë raporti mjeko-ligjor.

“Sot më 24 gusht rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani”  në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrieë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më  1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.

Policia bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj prej mjekëve.

Ndërkohë policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas raportimeve, viktima i përket komunitetit rom.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco