FOTO/ 'Bëmë baba të të ngjaj', Haradinaj ngjitet me fëmijët 2180 m mbi nivelin e detit

FOTO/ 'Bëmë baba të të ngjaj', Haradinaj ngjitet me fëmijët 2180 m mbi nivelin e detit

18:19, 24/08/2019

Të gjithë e njohim dashurinë e kryeministrit Ramush Haradinaj për sportin dhe kryesisht për ecjen në mal.

Por pasionin e tij, Haradinaj duket se ia ka përcjellë edhe fëmijëve të tij.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, të publikuara nga vetë ai në Facebook, bashkë me fëmijët ai është ngjitur në Jazhincë, 2180 metra mbi nivelin e detit.

“Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, shkruan Haradinaj në postimin e tij. /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco