Tjetër kualicion parazgjedhor, Nisma dhe AKR-ja bëhen bashkë

Tjetër kualicion parazgjedhor, Nisma dhe AKR-ja bëhen bashkë

18:18, 23/08/2019

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë një konference për media, tha se ky koalicion parazgjedhor, do të jetë “faktori përcaktues” për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Nisma dhe AKR-ja do të jenë faktori kryesor në qeverisjen e ardhshme. Ky koalicion do të jetë përcaktues i Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës”, tha Limaj dhe shtoi se presin edhe parti të tjera, t’i bashkohen këtij koalicioni.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se këto dy parti do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

“AKR-ja dhe Nisma do të jenë në koalicion parazgjedhor, do të garojnë në një listë të përbashkët. Lista do të ketë kandidatin e vet për kryeministër”, tha Pacolli.

Ky është koalicioni i dytë parazgjedhor i arritur në Kosovë.

Ditë më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco