Shuhet atdhetari i shquar, Mikel Kuzhnini/ Ja mesazhi i Haradinajt

Shuhet atdhetari i shquar, Mikel Kuzhnini/ Ja mesazhi i Haradinajt

16:56, 23/08/2019

Është ndarë sot nga jeta Mikel Kushnini, një prej atdhetarëve më të vyer të viteve të fundit.

Qytetari i nderuar i Prizrenit, djalë i Familjes së njohur Kuzhnini, intelektual, biznesmen dhe bamirës i pashoq, u nda nga jeta duke lënë pas vepra të mira, respekte dhe mirënjohje për gjithçka bëri në jetën e tij për Kosovën, Kombin dhe mbarë shqiptarët kudo nëpër botë.

Për këtë ngjarje të hidhur ka reaguar edhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shpreh mirënjohjen e tij për veprën e Kushninit, ndërsa ngushëllon familjarë dhe miq të tij.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit, Kryetar Nderi i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, i cili pandalshëm punoi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Angazhimi i tij i pashoq për promovimin e traditave e vlerave shqiptare, si dhe për faktorizimin e kombit tonë kudo në botë, do të kujtohet përherë me pietet. Ngushëllime të thella familjes Kuzhnini dhe të gjithë bashkëveprimtarëve”, shkruan Haradinaj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco