Haradinaj jep besën: ‘Kulla e Çakorri do jenë të Kosovës’

Haradinaj jep besën: ‘Kulla e Çakorri do jenë të Kosovës’

23:05, 22/08/2019

Ramush Hardinaj ka treguar se vazhdimisht ka bërë përpjekje për zgjidhjen e çështjes së kufirit me Malin e Zi dhe është betuar se kjo pjesë do ti përkasë Kosovës.

“Çakorri dhe Kulla kanë me qenë të Kosovës. Disa herë kam shku tek deputetët e LDK-së për të përmirësuar marrëveshjen për Kullën dhe Çakorrin . Ka gatishmëri nga të dyja palët pra nga Kosova dhe Mali I Zi për dakordimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Edhe sekretari organizativ i PSD -së Dardan Molliqaj ka theksuar se kjo çështje do të zgjidhet me vullnetin e qytetarëve.  

“Ne i ofrojmë siguri qytetarëve se kemi për ti quar përpara temat për të cilat na kanë votuar, përfshirë dhe çështjen e Çakorrit dhe Kullës . Nëse votohet koalicioni AAK-PSD kjo çështje do të zgjedhjet vetëm në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Molliqaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco