Shpërndahet parlamenti i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje

Shpërndahet parlamenti i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje

11:00, 22/08/2019

Deputetët e Kosovës sot kanë votuar shpërndarjen e Kuvendit. Me 89 vota për u bë shpërbërja e Kuvendit. Në sallë ishin 106 deputetë. Nje deputet ishte kunder.

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka, në një prononcim për T7 para fillimit të seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se do të votojë kundër shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë.

Sipas Kushtetutes së Kosovës, në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë më pas.

Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco