Plagoset me thikë zyrtari i Policisë

Plagoset me thikë zyrtari i Policisë

08:36, 21/08/2019

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, është plagosur nga një sulm me thikë ndaj tij në Pejë.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Stacionit të Policisë Rajonale në Pejë.

Viktima ka marrë lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa sulmuesi është arrestuar menjëherë.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani.

Elshani po ashtu ka thënë se i dyshuari është me të meta mendore

“Kolegu ynë, zyrtari policor me gradë kapiten është sulmuar në hyrje të stacionit rajonal, ka marrë lëndime të lehta nga thika dhe është jashtë rrezikut. Ndërsa dorasi me inicialet A.Z., në këtë rast sulmuesi është arrestuar menjëherë. I njëjti, pas arrestimit, është dërguar në Spitalin Rajonal, për ekzaminime në repartin psikiatrik“, ka thënë Elshani.

Polica e Kosovës e paraqet si problematik çështjen e personave me probleme mendore të cilët lëvizin nëpër rrugë të Kosovës dhe shkaktojnë probleme të tilla, duke përfshirë ndoshta edhe vrasje. /lajmi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco