Politika në zi/ Ndahet nga jeta ish-zv.ministri

Politika në zi/ Ndahet nga jeta ish-zv.ministri

21:59, 17/08/2019

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pjesë e cilës ka qenë edhe Rudi, por nuk dihet se cili ka qenë shkaku për këtë ndarje nga jeta në mënyrë të parakohshme.

“Ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tonë Shpëtim Rudi, është një lajm i rëndë për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të ndanim kohë të çmuar me të. Familjes Rudi dhe të afërmve të Shpëtimit u shprehi ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe”, shkruan Pacolli në postimin e tij.

Rudi që ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re shërbeu si zëvendësministër në kohën e Qeverisë së Hashim Thaçit. Ai ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale.

Shpëtim Rudi:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco