Haradinaj: Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

Haradinaj: Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

19:28, 16/08/2019

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka daklaruar se pretendimet territoriale dhe jo taksa kanë bllokuar dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas kreut të AAK-së,  Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.

A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!

RH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco