Tjetër bllof për Serbinë/ Lirohet ish-ushtari i UÇK-së

Tjetër bllof për Serbinë/ Lirohet ish-ushtari i UÇK-së

18:47, 12/08/2019

Është liruar nga burgu ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar i afërmi i tij, Gurakuq Dobruna.

Sipas tij, vendimi për lirimin e tij është marrë, ndërsa tani pritet vetëm lirimi i tij.

“Vendimi për lirim është marr sot, kur do të del nga burgu nuk e dijmë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qendron Tomori", është shprehur ai.

Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy-tre ditëve të ardhshme.

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Bllacë.

Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia, pasi sipas Beogradit, akuzohet se gjatë viteve '98-99 ka kryer krime lufte.

Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut ekstradimin e Tomor Morinës, gjë e cila është hedhur poshtë nga Gjykata në Shkup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco