‘Vrojtuesit e lagjes’, të parët do t'i ndeshni në Prizren

‘Vrojtuesit e lagjes’, të parët do t'i ndeshni në Prizren

07:53, 09/08/2019

“Vrojtuesit e lagjes” do të veprojnë tani e tutje në lagjet dhe fshatrat e Kosovës për të parandaluar së bashku me Policinë, fenomente negative.

Policia e Kosovës ka nisur bashkëpunimin ICITAP dhe Kuvendin Komunal në Prizren për projektin ‘Vrojtuesit e lagjes’, ku kishte ftuar ppërfaqësues të FSK-së dhe të lagjeve në Prizren si dhe kryetarë të fshatrave. 

Përfaqësuesit e lagjeve e kanë mirëpritur këtë projekt dhe njëherit kanë ofruar bashkëpunim të ngushtë me policinë, mirëpo kanë shprehur edhe kërkesat e tyre sidomos për rastet e vjedhjeve dhe parandalimin e këtyre rasteve.

Përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave në Prizren në këtë takim, pas prezantimit dhe përgjigjeve nga ana a policisë u ndanë të kënaqur më aktivitetin dhe punën e policisë dhe premtuan se edhe në të ardhmen do të jenë bashkëpunues dhe do të paraqesin të gjitha dukuritë negative që e pengojnë shoqërinë dhe banorët në vendet ku ata jetojnë.
Në fund bashkërisht zbuluan pllakën e vendosur në lagjen ‘Ortakoll’ me mbishkrimin ‘Vrojtuesit e Lagjes’.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco