FOTO/ Burri vret me 15 plumba nënën e këshilltares së kryeministrit të Kosovës

FOTO/ Burri vret me 15 plumba nënën e këshilltares së kryeministrit të Kosovës

15:42, 07/08/2019

Gruaja që u vra sot në Prizren, me 15 plumba, nga burri i saj, është nëna e nënkryetares së AAK-së e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti.Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

 ‘Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem’, ka shkruar vajza e të ndjerës.

Deri më tani mësohet se 42-vjeçarja u vra pas një mosmarrëveshjeje që pati me burrin e saj 20 vjet më të vjetër, 61-vjeçarin B.V., me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushime.

Si ndodhi ngjarja:

Pak minuta pasi që dyshohet se B.V., 61 vjeç, kreu krimin e rëndë, vrau gruan e tij 42 vjeçe, ai e kishte telefonuar policinë. ‘E kam vrarë gruan’, u kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, në rrugën ‘Hysni Morina’ të Prizrenit, ai kishte gjuajtur 15 plumba.

E ndjera ka vdekur në vendin ku ka ndodhur krimi. Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin ardhur në Kosovë. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre. Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para. Sipas prokurorisë, çifti nuk njihej si problematik.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë për Gazetën Express detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.

‘Vetë i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Megjithatë, ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vrasjes’, ka thënë Gashi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco