Pritjet e vogla për Mustafën/ LDK-VV, koalicioni vendimtar

Pritjet e vogla për Mustafën/ LDK-VV, koalicioni vendimtar

19:43, 05/08/2019

Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, për mandatin e tretë, u përshkua me zhurmë, paknaqësi dhe bujë të madhe.

Kjo për faktin se pas përplasjeve nëpër degë të LDK-së, ku janë shfaqur paknaqësi të shumta,  në të cilat janë përdorë edhe karriget, e njëjta është trumbetu se do ta përcjell edhe Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie.

Por pas disa takimeve tejet të vështira më në fund, është arritë deri të një marrëvëshje, ku Mustafa është vendos që të zgjedhet në krye të LDK-së me aklamacion.

 

Por cili do të jëtë ndikimi i Isa Mustafës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe një prognozë rreth koalicioneve të mundshme parazgjedhore, njohës dhe analistë të çështjeve politike në vend kanë folur për Syri.net Kosova.

Ata vlerësojnë se zgjedhja e Mustafës nuk ka sjell ndryshim në LDK, derisa për koalicionet e mundshme parazgjedhore, konsiderojnë së LDK-VV, mund të jetë vendimtar për qeverinë e re.

Sociologu Fadil Maloku, njohës i aktualitetit politik në vend, i është gëzuar faktit se zgjedhjet politike në subjketin më të vjetër kanë shkuar pa trauma, por që sipas tij nuk e kanë kaluar testin e demokracisë.

"Në gjithë këtë 'odisejad?' sociale, u pa që LDK-ja dhe udhëheqja e saj e mëparshme, nuk e dha testin e asaj që shquhet dhe identifikohet si proces i demokratizimit të brendshëm", tha Maloku, duke shtuar se kjo vjen në bazë të aludimit te mungesës së lirisë së plotë të përzgjedhjes së kreut të këtij subjekti.

Kurse politologu, Albinot Maloku, vlerëson se në LDK nuk pati zgjedhje por konsenzus për kreun e partisë i cili po prezantohet nga ana e kësaj partie si arritje e gjoja ruajtjes së unitetit, duke e konsideruar si një ‘reklamë nonsensi’ që po i bëhet këtij procesi.

"Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka - veçse jo një LDK bashkë,  kjo i trishton", tha Maloku për Syri.net Kosova.

Ai ka shtuar se si qytetar i vendit, nga procesi zgjedhor në LDK ka pritur natyrshmëri e realitet e jo rrena e fshehje siç e vazhdon jetën e vetë politike ky subjekt politik.

Edhe analisti politik Blerim Burjani, vlerëson se zgjedhja e liderit të LDK-së kishte telashe të mëdha për shkak të apetiteve të shumta të 3-4 personave të interesuar për kryetarllak, mëgjithatë sipas tij,  konsultimet e përditshme një javore sollën një konsensus jo demokratik dhe pa garë zgjedhore.

"Për shkak të frikës së shkatërrimit të LDK-së apo përçarjes u detyruan ta rizgjedhin një kryetar të përkohshëm, ngase si i tillë nuk do të shkojë larg e do të këtë sërish zgjedhje për kryetar në këtë parti", tha Burjani.

E në pyetjen se si do të reflektojë, zgjedhja e Isa Mustafës, a mund të jetë LDK partia fituese e zgjedhjeve dhe cili do të ishte koalicioni i mundshëm për ta formuar qeverinë e re?

 Analistët për Syri.net Kosova japin vlerësime të ndryshme.

Sociologu Fadil Maloku nuk e beson se LDK do të dalë partia e parë në zgjedhje.

Këtë e bazon edhe në faktin se ka paknaqësi enorme të anëtarësisë së gjërë të këtij subjekti nëpër rrjetet sociale, që u “alarmuan” fill pas përfundimit të Kuvendit të fundit.

Sipas Malokut, ky konstatim logjik, padyshim që do testohet në zgjedhjet e sivjetme, duke qenë shumë i bindur që kjo do e dëmtoj shumë këtë subjekt.

"Deliriumi i vetëknaqësisë, ishte, është dhe do mbetet provizor dhe për konsum dhe për mobilizim të brendshëm elektoral", theksoi Maloku, duke shtuar se votuesit e rinj nuk e kanë më vartësinë e përcaktimit ekskluzivisht të karizma lideriste e kryetarit, siç ishte në kohën e Rugovës, por tek oferta pragmatike për problemet e punësimit, zbutjes së varfërisë dhë ato të mirëqenies.

Kurse politologu Maloku, është i bindur se Isa Mustafa dhe LDK-ja në zgjedhjet e parakohshme nuk do të reflektojë as të renë e as ndryshimin, duke e konsideruar vetëm si pjesëmarrës hesapi.

"Shpresoj shumë që mbamendja e votuesve të jetë aktive në çdo moment zgjedhor, dhe jo vetëm për LDK-në, por për secilin subjekt politik në vend. Çka i duhet qytetarit e vendit një LDK çfarë është edhe nëse do të dilte e para, edhe pse kjo nuk do të ndodhë", tha Maloku.

E analisti Burjani shprehet së fitues absolut nuk do të këtë, duke shtuar se të gjithë dëshirojnë vetem të shkojnë në zgjedhje, parti të vogla dhe të mëdha me apetite glomaze të mëdha por pa e ditë se çka i pret.

Derisa për koalicionet e mundshme, ai  ka shtuar se VV e LDK nuk janë serioze dhe mund të kënë vështirësi të madhe edhe pse janë favorizues të këtyre zgjedhjeve, e që sipas tij PDK ma së paku ka gjasa të fitojë nëse nuk bën një koalicon të sërishëm sikur PAN-i.

E politologu Maloku, vlerëson se nuk ka një panoramë të konkretizuar, mirëpo thotë se Kosova ka nevojë për partner fitues që i përkasin natyrshëm njëri-tjetrit dhe të ketë respekt real mes partnerëve.

E mendim tjetër për kalicionet fituese, ka sociologu Maloku, i cili jep një matje interne nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës (SHeSK), ku sipas kësaj matje, preferenca dhe përceptimi aktual i koalicionit fitues do të dalë ai LDK-Vetëvendosje, por me kushtin që koalicioni të bëhet parazgjedhor. /Syri.net Kosova

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Medlind06/08/2019 08:24

    Foto, thua se ka vdekur dikush!!! te gjithe te pikelluar!! te rroni vete!

    Medlind06/08/2019 08:23

    Te kesh gjalle dhe te forte Fatmir Sejdiun dhe mos ta shfrytezosh kete rast per LDK dhe kosoven ne teresi, ky eshte nje budallellek i papare; Ku ka Kosova edhe nje te dyte si Ai more kokebosha?! Prandaj ju sdo bani hajer sepse jeni idjota! Tere politiqejt e Kosoves se bashku nuk vlejne sa vlen i vetem F Sejdiu!

    Medlind06/08/2019 08:22

    Te kesh gjalle dhe te forte Fatmir Sejdiun dhe mos ta shfrytezosh kete rast per LDK dhe kosoven ne teresi, ky eshte nje budallellek i papare; Ku ka Kosova edhe nje te dyte si Ai more kokebosha?! Prandaj ju sdo bani hajer sepse jeni idjota! Tere politiqejt e Kosoves se bashku nuk vlejne sa vlen i vetem F Sejdiu!

    Shto koment

    Denonco