FOTO/ 'Dëshmorët, themeli i shtetit'/ Haradinaj: Një pjesë të pengesave ia bëjmë vetë njëri-tjetrit

FOTO/ 'Dëshmorët, themeli i shtetit'/ Haradinaj: Një pjesë të pengesave ia bëjmë vetë njëri-tjetrit

19:08, 04/08/2019

Kryeministri i dorëhequr Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar homazhe te lapidari i Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behlul.

Me këtë rast ai çmoi lart rolin e Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behlul për sakrificën që kanë bërë për liri, teksa tha se gjithë dëshmorët që i nderojnë sot, janë ata që i vënë themelet për këtë shtet.

Haradinaj, mes tjerash, tha se duhet bërë gjithçka që të largohen pengesat po iu bëhen njëri-tjetrit në Kosovë për t’u bërë shtet 10%.

“Mos të harrojmë, se ne jemi përcaktuar të jemi shtet në mesin e gjitha shteteve. Dëshmorët që i nderojmë, janë ata që i vënë themelet për këtë shtet. Për qëllimet që janë të mëdha, ka dhe pengesa shumë. Një pjesë të pengesave ia bëjmë vetit dhe njëri-tjetrit. Nëse vazhdojmë t’i kalojmë këto pengesa, vazhdojmë të afrohemi nga një liri më e plotë, nga një shtet 100% shtet”, u shpreh Haradinaj.

Edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, shprehu fjalët më të mira për dëshmorët që kanë rënë për liri të Kosovës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco