Berisha uron Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së

Berisha uron Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së

14:29, 04/08/2019

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka uruar ish-kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK-së.

Berisha shkruan në Fb: “Dje në Kuvendin e mbajtur në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës rizgjodhi pothuaj me konsensus të plotë, z.Isa Mustafa kryetar të saj.

Me këtë rast le t’i shprehim ne urimet më të përzemërta dhe t’i urojmë suksese, Kryetarit, ish-kryeministrit Isa Mustafa, për rizgjedhjen e tij të merituar në krye të LDK, partisë që themeloi me presidentin Rugova dhe që e drejton me aftësi dhe dinjitet që nga viti 2010. Urime!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco