Binjakë dhe trinjakë pushtojnë sot Prishtinën

Binjakë dhe trinjakë pushtojnë sot Prishtinën

08:03, 04/08/2019

Katër gushti është dita e cila në gjithë botën shënon Ditën e Binjakëve.

Këtë ditë që nga viti 1976 në gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme, ndërsa për herë të parë në Kosovë do të bëhet një organizim i tillë duke mbledhur në sheshin e Prishtinës të gjithë prindërit me fëmijë binjakë, trinjakë apo më shumë.

Që nga viti 1976 ekziston edhe një festival për binjakët i cili zhvillohet në fundjavën e parë të muajt gusht, shkruajnë mediat kosovare.

Aty marrin pjesë binjakë nga e gjithë bota ku nganjëherë numri pjesëmarrësve arrin deri në dy mijë çifte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco