EMRI/ Vetëm 14 vjeç gjatë luftës në Kosovë, thirret nga Gjykata Speciale

EMRI/ Vetëm 14 vjeç gjatë luftës në Kosovë, thirret nga Gjykata Speciale

19:26, 02/08/2019

Gjykata Speciale ka ftuar për ta marrë një pyetje një shtetas të Kosovës, që gjatë luftës 1998-1999 ka qenë vetëm 14 vjeç.

Bëhet fjalë për zyrtarin e Ministrisë së Drejtësisë, Rilind Berisha, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha shprehet se, kjo është ftesa më e befasishme që ka marrë ndonjë herë, ndërsa njofton se do të paraqitet në Gjykatë më 5 gusht.

“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, shkruan Rilind Berisha në postimin e tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco