FOTO-EMRI/ Deputetja e AAK-së ftohet nga Gjykata Speciale

FOTO-EMRI/ Deputetja e AAK-së ftohet nga Gjykata Speciale

21:35, 01/08/2019

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale. Lajmi konfirmohet nga vetë deputetja.

“Po, është e vërtetë se sot jam kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale. Ende nuk më është caktuar koha kur do të jap intervistë, por që siç më është thënë në mënyrë jozyrtare, kjo gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajit shtator”, është shprehur Kadrijaj.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar edhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn. Madje kjo ishte arsyeja e dorëheqjes së kryeministrit.

Përveç Haradinajt, Gjykata Speciale ka ftuar ato ditë edhe kryetari i Këshillit Kombëtarë në Nismën Socialdemokrate, Jakup Krasniqin.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco