Shuhet veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shuhet veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

22:25, 31/07/2019

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Hazrolli.

Lajmi për vdekjen e veteranit, invalidit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Hazrolli i ka tronditur të gjithë miqtë, shokët, bashkëluftëtarët e veprimtarët e çështjes kombëtare.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i ka përcjellë një mesazh ngushëllimi familjes së ish-luftëtarit, ndërsa thotë se veterani Muharrem Hazrolli  i dha shumë Kosovës dhe lirisë së qytetarëve të saj.

“Shumë e nderuara familje Hazrolli! Me pikëllim të madh morëm lajmin se nga kjo botë iku luftëtari, veterani, invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetari për shumë vite i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Muharrem Hazrolli. Me të ndamë momentet më të mira, vullnetin më të hekurt dhe bindjen më të pastër të të ardhmes që buroi nga lufta e lavdishme çlirimtare. Ngushëllime, ju, miqve e bashkëluftëtarëve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, tha në telegramin e ngushëllimit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco