Mbi 70 të thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës, ja emrat

Mbi 70 të thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës, ja emrat

23:27, 30/07/2019

Gjykata Speciale E Hagës, e ngritur për të hetuar krimet e Luftës në Kosovë, deri tani kanë dërguar në Prishtinë  mbi 70 ftesa për marrje në pyetje.

I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit.

Ndërkohë Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën që shkoi për shkak të ftesës që mori nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

LISTA EMËRORE:

ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna,

Ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla,

Ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena,

Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”,

Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”,

Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së,

Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,

Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj,

Ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja,

Ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi,

Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Sipas mediave në Kosovë, lista do të jetë edhe më e gjatë, por pa dhënë emra konkretë...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco