I akuzuar për disa vrasje politike/ Deputeti lëshon 'bombën'/ Hashim Thaçi është marrë dy herë në pyetje nga Gjykata Speciale

I akuzuar për disa vrasje politike/ Deputeti lëshon 'bombën'/ Hashim Thaçi është marrë dy herë në pyetje nga Gjykata Speciale

23:54, 23/07/2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka theksuar se nga Gjykata Speciale është intervistuar edhe dyshja e udhëheqësve të vendit, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidenti, Hashim Thaçi.

Madje, ai ka dhënë edhe detaje se kur janë intervistuar dy liderët e vendit.

“Kadri Veseli u intervistua në Frankfurt, Hashim Thaçi u intervistua dy herë nga Gjykata Speciale”, është shprehur deputeti i Vetëvendosjes.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar drejtëpërdrejt nga Gani Geci si urdhërues direkt i vrasjeve të disa prej figurave të LDK-së.

Kujtojmë se sot, në mesditë, drejt Hagës u nis edhe Ramush Haradinaj. Ky i fundit, pak ditë më parë, për shkak të thirrjes nga Gjykata Speciale, dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco