Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:15, 23/07/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

'A i kanë kërkuar një çmim për njohjen e Kosovës nga Serbia'/ Ja si përgjigjet Haradinaj

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj komentoi aktualitetin në Kosovë e më gjerë, vendimin e tij për dorëheqje dhe atë çfarë pritet të ndodhë në vend.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269101/a-i-kane-kerkuar-nje-cmim-per-njohjen-e-kosoves-nga-serbia-ja-si-pergjigjet-haradinaj/

 

Haradinaj në Çim Peka LIVE citon Ibrahim Rugovën: Kryet ma hiqni, por mendjen s’ma ndërroni

Ramush Haradinaj citon presidentin Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive për Syri.net dhe Syri TV.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269092/haradinaj-ne-cim-peka-live-citon-ibrahim-rugoven-kryet-ma-hiqni-por-mendjen-sma-nderroni/

 

Haradinaj për Çim Peka LIVE/ '8 Shtatori referendum, jo thjesht zgjedhje. Shteti në pikëpyetje'

Në intervistën ekskluzive për Çim Peka LIVE ne Syri TV, Ramush Haradinaj është shprehur se zgjedhjet e 8 shtatorit në Kosovë nuk janë thjesht zgjedhje, por referendum.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269089/haradinaj-per-cim-peka-live-8-shtatori-referendum-jo-thjesht-zgjedhje-shteti-ne-pikepyetje/

 

Haradinaj në Çim Peka LIVE/ Taksa ndaj Serbisë nuk hiqet deri në njohjen e Kosovës

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për Çim Peka LIVE në SYRI TV dhe SYRI.net, është shprehur i bindur se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet edhe pse ai do të ikë.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269095/haradinaj-ne-cim-peka-live-taksa-ndaj-serbise-nuk-hiqet-deri-ne-njohjen-e-kosoves/

 

Berisha kujton vendimin e Gjyatës së Hagës për Kosovën/ Hodhi poshtë çdo pretendim serbomadh

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish kryeministri Sali Berisha kujton 9-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila e njohu si të ligjshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269083/berisha-kujton-vendimin-e-gjyates-se-hages-per-kosoven-hodhi-poshte-cdo-pretendim-serbomadh/

 

VIDEO-MESAZHI/ Basha: 4 Hapat për të rikthyer te shqiptarët paratë e vjedhura nga Rama

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, kryetari i PD-së Lulzim Basha tregon hapat që do të ndjekë opozita për ti rikthyer paratë e vjedhura nga qeveria përmes kriminelëve dhe oligarkëve në xhepat e shqiptarëve.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269059/video-mesazhi-basha-4-hapat-per-te-rikthyer-te-shqiptaret-parate-e-vjedhura-nga-rama/

 

Takim Meta-Rama te Gjiri i Lalzit? Blushi për Syri.net: Ky është një thashethem plazhi

Ditën e sotme, kanë qarkulluar në media dhe portale lajme, sipas të cilave, ka patur një takim sekret mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269053/takim-meta-rama-te-gjiri-i-lalzit-blushi-per-syri-net-ky-eshte-nje-thashethem-plazhi/

 

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi: Në vend po 'Rilind' regjimi monist, Shqipëria shpëtohet me përballje

Në një intervistë për gazetën Telegraf, drejtuesi i departlamentit të mjedisit në selinë blu, Jamarbër Malltezi shprehet se, PD-ja mund të realizonte moslejimin e zgjedhjeve në shumicën absolute të vendit me shumë pak njësi të organizuara, por kjo mund t’i shërbente si pretekst krimit të organizuar në pushtet, përfshi fondacione apo kinse diplomatë të akredituar në Tiranë që përfitojnë nga krimi i organizuar në Shqipëri

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269049/prof-dr-jamarber-malltezi-ne-vend-po-rilind-regjimi-monist-shqiperia-shpetohet-me-perballje/

 

‘Protestat do vijojnë’/ Spaho: ‘Rruga e vetme zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme’

I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv,  Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, deklaroi prerë se opozita do të vijojë protestat si rrugën e vetme për t'iu imponuar kryeministrit Edi Rama me qëllim që ky i fundit të pranojë kërkesat e PD-së për qeveri tranzitore, që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269138/protestat-do-vijojne-spaho-rruga-e-vetme-zgjedhjet-e-parakohshme-te-pergjithshme/

 

3 vjet Reforma në Drejtësi, Meta: Krenar që këmbëngula për miratimin

Nga Ilir Meta/

Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Për më shumë          

https://www.syri.net/politike/269032/3-vjet-reforma-ne-drejtesi-meta-krenar-qe-kembengula-per-miratimin/

 

Daily Mail/ Tentuan të hyjnë në britani të fshehur në kuti kartoni, kapen shqiptarët

Media e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar një rast të dhimbshëm për shqiptarët që trafikohen apo duan të ikin në Britani të Madhe. Katër shqiptarë janë gjetur të fshehur në kartonë, të cilët gjendeshin në një kamion, i cili kishte destinacion final Britaninë.

Për më shumë          

https://www.syri.net/kronike/269012/daily-mail-tentuan-te-hyjne-ne-britani-te-fshehur-ne-kuti-kartoni-kapen-shqiptaret/

 

LETRA/ Haradinaj i shkruan Thaçit dhe krerëve të partive politike: E drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit

Ramush Haradinaj i është drejtuar përmes një letre presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ku i dorëzon dorëheqjen e parevokushme nga posti i kryeministrit. Gjithashtu dorëheqjen e tij Haradinaj ia ka përcjellë përmes një letre edhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, partnerëve të koalicionit, Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit, si dhe kryetarëve të subjekteve politike opozitare të përfaqësuara në Kuvend.

Për më shumë          

https://www.syri.net/kosova/269071/letra-haradinaj-i-shkruan-thacit-dhe-krereve-te-partive-politike-e-drejta-per-te-zgjedhur-ti-kthehet-sovranit/

 

'Alcatraz i maleve shkëmborë', ja burgu ku do të vuajë dënimin El Chapo

Joaquin El Chapo Guzman i konsideruar si ‘Zot i drogës’, i shpallur fajtor për dhjetë akuza është transferuar nën masa të rrepta në burgun e sigurisë së lartë “ADX Florence”, të quajtur edhe “Alcatraz i maleve shkëmborë”.

Për më shumë          

https://www.syri.net/bote/269035/alcatraz-i-maleve-shkembore-ja-burgu-ku-do-te-vuaje-denimin-el-chapo/

 

Akuzat për përdhunim, Amerika merr vendimin ZYRTAR për çështjen ‘Ronaldo’

Merr fund “telenovela” e një përdhunimi të mundshëm të Kathryn Mayorga-s nga Cristiano Ronaldo.

“Ylli” i Juventusit më në fund ka marrë lajmin e shkëlqyer pasi avokatët e palës tjetër kanë bërë të ditur që do të tërheqin padinë ndaj portugezit.

Për më shumë          

https://www.syri.net/sport/269128/akuzat-per-perdhunim-amerika-merr-vendimin-zyrtar-per-ceshtjen-ronaldo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco