Analisti për Syri.net Kosova: Zgjedhjet të domosdoshme, priten vendime historike

Analisti për Syri.net Kosova: Zgjedhjet të domosdoshme, priten vendime historike

21:56, 21/07/2019

Profesori i sociologjisë, Fadil Maloku, i cili është edhe njohës i çështjeve politike, vlerëson se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, kjo qeveri ma nuk ka as legjitimitet dhe as legalitet për proceset e mëdha që e presin shtetin e Kosovës, prandaj sipas tij vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, duke shtuar se ata që preferojnë me nxitim ta bëjnë një qeveri teknike, në fakt, mendojnë dhe shpresojnë ta vrasin edhe ashtu sovranitetin e cunguar të Kosovës.

Profesor Maloku ka jep vlerësime në një intervistë për Syri.net Kosova, lidhur me zhvillimet e fundit politike pas dorëheqjes së kryeministrit dhe çka pritet të ndodhë tash e tutje pasi vendi është në një krizë institucionbale

Lexoni intervistën e plotë:

Syri.net Kosova: Çka duhet të ndodhë me skenën politike në vend pas dorëheqjes se Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit?

MALOKU: Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe sidomos sipas Ligjit aktual zgjedhor, kur kryeministri i dalur prej një palë zgjedhjeve të rregullta, të verifikuara nga OSBE-ja dhe të pranuara si nga pozita ashtu edhe opozita, jep dorëheqje për ndonjë arsye të natyrës politike apo sikur është rasti ynë, atëherë ligjërisht dhe automatikisht bie edhe i gjithë kabineti qeveritar.
 
Por, në rastin konkret, kur qeveria Haradinaj edhe ashtu ishte një qeveri 'centaur', pra që me një pakicë absolute shqiptare formoj qeverin? e dalur dhe pranuar nga zgjedhjet, ndonjë zgjidhje tjetërfare si psh. sosh teknike ësht? punë koti! 

Është punë koti, edhe për arsye logjike teknike; sepse, opozita kishte interes t’a rrëzoj me çdo kushtë nga fillimi fare dhe nuk i intereson e aq më pak e obligon t’i hyjë ndonjë rikomponimi apo harnimi sociopolitik qeveritar. 

Në këtë kontekst, është edhe një element bazik, që e konteston tezën e opsionit për ndonjë harnim apo rikomponim eventual qeveritar, e ai është; bisedat e ngutura me ndonjë qeveri të kësaj natyre me Serbinë, jo që e dëmtojnë pistën e negocimeve (jo dialogut!), por, e rrënojnë definitivisht krejt konjukturën e deritashme të shtetësisë ende infantile kosovare. 

Kështu që ata që preferojnë me nxitim ta bëjnë një qeveri teknike, në fakt mendojnë dhe shpresojnë ta vrasin edhe ashtu sovranitetin e cunguar të Kosovës

Syri.net Kosova: Si e vleresoni ju, a duhet të shkojë menjëherë vendi në zgjedhje, apo të formohet ndonjë qeveri teknike, edhe pse të gjitha subjektet politike, kanë shpreh disponim se janë të gatshme për zgjedhje?

MALOKU: Në këto rrethana (presioni i shtuar nga një pjesë e zyrtarëve amerikan, insistimi francez për të nxituar dhe vazhduar dialogun me Serbinë, paralajmërimi i kancelares gjermane se dialogu duhet të vazhdoj) dhe me agjendat çfarë janë aktualisht në zyret e perëndimorëve, insistimi për të vazhduar “lojën” me Serbinë, ësht? vetëvrasës!

Mos të harrojmë se kryeministri Haradinaj, në pothuajse shumicën e prononcimeve të tija publike, ishte pengesa kryesore për t’i hyrë temave t? korrigjimit të kufijve dhe negociatave me Serbinë. 

Pra, e gjithë kjo “dramë e dorheqjes dhe dëshmitarit” në Gjykatën Speciale, po shihet qartazi se është një farsë për ta ridimensionuar presionin mbi palën kosovare, për koncesionet e reja që Kosova, duhet të ia bëjë Serbis?. 

Kur një kryeministër i dalur nga skëterra e luftës, pati këllqe, e guxim të mos hyjë në pazare të kësaj natyre fatale, cili nga kryeministrat e ardhshëm qoftë opozitar, apo qeveritar do ketë guximin me i falë tokë Serbisë!? 

Unë them asnjë! Se thjeshtë është derdhur shumë gjak, për këtë kauzë sublime. Kështu që dorëheqjes, në një farë mënyre, mu për arsyen e negocimeve, (sikur janë koncesionet të reja) nuk duhet t’i gëzohet as LDK-ja e as VV, si parti të fuqishme opozitare. 

Përgjegjësia historike, është e madhe. Duhet mençuri dhe diplomaci e shquar për këtë që e pret Kosovën. 

Rekomandimi im është; të konsultohen paraprakisht gjithë ekspertët gjeostrategjik e diplomatik shqiptar, e mandej cilado qeveri që të vijë, të bie vendimin historik.

Syri.net Kosova: Kush mund të vjen sipas juve, në krye të qeverisë se re, nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, një vlerësim ky hipotetik?

MALOKU: Në krye, nuk mund të dijë se kush do vijë. Këtë do e determinoj sovrani, i cili për çudi timen ësht? shumë indeferent...! Por, e di që vendimet historike po na trokasin në derë...

Syri.net Kosova: A vleresoni se qeveria në dorëheqje, do të jetë e mangët për t'i kryer proceset e mëdha që i ka vendi përpara, sikur janë dialogu me Serbinë, vizat, proceset integruese e shumë të tjera dhe çka duhet bërë për të ecur përpara?

MALOKU: Kjo qeveri me dorëheqjen e kryeministrit, s’ka as legjitimitet dhe as legalitet për t’i drejtuar proceset e mbetura që ju po i përmendëni. Duhet organizuar zgjedhjet e reja, dhe duhet pasur shumë vigjilencë në përgjegjësin? që do të pasojë në të ardhmen.../Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco