BE nuk e komenton dorëheqjen e Haradinajt

BE nuk e komenton dorëheqjen e Haradinajt

15:38, 20/07/2019

Bashkimi Europian nuk komenton dorëheqjen e Ramush Haradinajt, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në Hagë si i dyshuar.

E pyetur nga agjencia serbe e lajmeve, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, tha se Brukseli është në dijeni për vendimin e Haradinajt për të lënë postin e kreut të Qeverisë.

 ‘Në këtë moment nuk kemi ndonjë koment’, theksoi ajo.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen të premten, dy muaj pa i mbushur dy vjet të Qeverisë së ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.

Haradinaj dha dorëheqjen pas ftesës nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për të ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK-së të dyshuar se kanë kryer krime lufte./ABCNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco