Lutfi Haziri për Syri.net/ Nuk e donim në këtë mënyrë dorëheqjen Ramush

Lutfi Haziri për Syri.net/ Nuk e donim në këtë mënyrë dorëheqjen Ramush

00:00, 20/07/2019

Nuk e donim dorëheqjen e Ramush Haradinajt në këtë formë.

Kështë shprehet për Syri.net, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Sipas kryetarit të komunës Gjilan, presidenti Hashim Thaçi duhet të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve të parakohshme pasi nuk duhet thelluar më tej kriza politike në vend.

"Ne nuk e kemi dashur në këtë mënyrë dorëheqjen e z. Haradinaj, por Kosova tashmë është në zgjedhje. LDK kërkon nga presidenti i Republikës që ta ushtrojë detyrën kushtetuese dhe ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më shpejtë. Nuk ka nevojë që të thellohet kriza politike. Vendi, situata aktuale politike dhe vetë akti dorëheqjes, kërkon legjitimitet politik e jo formula artificiale për të vazhduar mandantin për ndonjë javë ose muaj. Çdo tendencë për zhagitje i përngjan vetë koalicionit PAN, i cili sot është zhag për toke. Pra, zgjedhjet i përcakton sovrani, e jo PAN’i! #LDK #BesëdheShpresëPërKosovën", shprehet Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco