A do ti mbulojë qeveria shpenzimet për Gjykatën Speciale? Përgjigja e Haradinajt është epike!

A do ti mbulojë qeveria shpenzimet për Gjykatën Speciale? Përgjigja e Haradinajt është epike!

19:53, 19/07/2019

Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të thirrjes së bërë nga Gjykata Speciale, ka njoftuar edhe kryesinë e partisë së tij, AAK, dhe më pas ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Gjatë konferencës për media, ai është pyetur  nëse do të kërkojë ndihmë nga Qeveria për të ia mbuluar shpenzimet e tij për Gjykatën Speciale.

Po përgjigja e Haradinajt ka qenë epike:  “a po nerth (a ke ftohtë), qysh je ti?”.

Haradinaj ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë, duke nënvizuar edhe se taksa 100% ndaj Serbisë do të vazhdojë të mbetet.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai.

Më tej Haradinaj ka paralajmëruar edhe zgjedhje të parakohshme në Kosovë...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco