Dorëheqja e Ramush Haradinajt/ Reagon Thaçi: Vlerat e lirisë sonë dhe lufta e UÇK-së, të pacënueshme

Dorëheqja e Ramush Haradinajt/ Reagon Thaçi: Vlerat e lirisë sonë dhe lufta e UÇK-së, të pacënueshme

18:09, 19/07/2019

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, reagon edhe presidenti Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shprehet ndër të tjera se lajmin e ka mësuar nga mediat, ndërsa shton se, as vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush!

Reagimi i plotë i Hashim Thaçit:

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij.

Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco