Ballkani Perëndimor dhe çështja e Kosovës/ Ja plani i Emmanuel Macron

Ballkani Perëndimor dhe çështja e Kosovës/ Ja plani i Emmanuel Macron

18:42, 18/07/2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron vizitoi pak ditë më parë Serbinë, me në fokus raportet bilaterale, por pa anashkaluar edhe çështjen e Kosovës.

Vizita e parë zyrtare e një kreu të shtetit francez, në Beograd, pas 18 vitesh, e vendos Macronin në një pozitë delikate.

Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Por sipas medias serbe, Blic, kreu i Elizesës ka një plan konkret për zgjidhjen e çështjes Serbi-Kosovë, përcjell Syri.net.

Presidenti francez planifikon të emërojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili do të luajë një rol aktiv në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Gjatë vizitës dy-ditore në Beograd, Macron, ndër të tjera do të shprehej:

“Së bashku me disa homologë të tjerë e kemi pasur një takim në Berlin dhe konform angazhimeve të marra, pas disa javësh do të organizoj një takim në Paris në një format të reduktuar, bashkë me udhëheqësit kosovarë, presidentin, kryeministren tuaj (serbë pra-shën i Lapsi.al) dhe kancelaren gjermane. Dhe në lidhje me këtë çështje, dua ta tregoj angazhimin e Francës që të gjrndet një marrëveshje globale dhe e përhershme.

Për të arritur tek një marrëveshje duhet që secila palë të përmbahet nga çdo gjest unilateral dhe jo-konstruktiv, dhe në këtë drejtim zhvillimet në javët e fundit janë preokupuese. Dhe vendimet kundër angazhimeve të marra duhet të abrogohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco