'Rama, i vetmi kryeministër shqiptar që flet pa takt për Kosovën'

'Rama, i vetmi kryeministër shqiptar që flet pa takt për Kosovën'

18:28, 18/07/2019

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, postoi një foto nga takimi me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në një prej rezidencave zyrtare në Turqi.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre, por ditët e fundit, pas publikimit të telefonatave të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianë rusë, është mësuar se pas projektit për ndarjen e Kosovës qëndron jo vetëm Rusia, por edhe Turqia. Kjo e fundit është afruar ndjeshëm me Rusinë, duke shkaktuar jo pak zemërim tek aleatët amerikanë.

Ndërkohë duke iu referuar tezës për ndarjen e Kosovës, analisti kosovar, Enver Robelli shkruan tek Koha Ditore se kjo tezë e ka futur Kosovën në qorrsokak.

Sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama e përkrahu presidentin kosovar, Hashim Thaçi në këtë aventurë.

“Në aventurën për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës, kryetari i Kosovës gëzoi përkrahjen e kryeministrit të Shqipërisë, i cili me deklaratat e tij për Kosovën ka shkaktuar shpeshherë dëm dhe ka polarizuar shoqërinë.

Është i vetmi kryeministër i Shqipërisë të cilit ia ka bojkotuar fjalimin opozita në Kosovë për shkak të një fjalimi ku tentonte ta rishkruante historinë e Kosovës, duke injoruar lëvizjen paqësore dhe meritat e saj për mëvetësinë e Kosovës.

Është i vetmi kryeministër shqiptar që flet pa takt për Kosovën. Në ceremoninë e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë propozon president të përbashkët – një provokim i kalkuluar ndaj Bashkimit Evropian, të cilit dëshiron t’i thotë: nëse nuk na pranoni në BE, do të bashkohemi ne shqiptarët. Kush e quan kryetarin e Kosovës tradhtar, ai është gomar – me këtë porosi nga Peja kryeministri shqiptar shkaktoi mjaft tensione në opinion, sepse me këtë ai nuk e mbronte presidentin e Kosovës nga një akuzë e rëndë që ia bënin oponentët më agresivë, por e mbronte idenë për “korrigjimin e kufijve”.

Gjatë 12 muajve të fundit në skenën politike të Tiranës dhe të Prishtinës pamë dy politikanë – kryeministri dhe kryetari – duke i bërë reklamë idesë së presidentit serb për “përkufizim” me shqiptarët,” shkruan ai.

“Pas pushimeve verore drama që e dëmtoi Kosovën mund të vazhdojë, sepse ka një plan. Ai plan është i Serbisë, për atë plan ka filluar të negociojë presidenti i Kosovës. Serbia nuk ka arsye të tërhiqet. Do të përsërisë vazhdimisht se i është premtuar një copë e Kosovës, pastaj shohim e bëjmë – ndoshta Kosova hyn në OKB, ndoshta jo, sepse kjo varet nga Rusia dhe jo nga Serbia,”vijon Robelli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lani19/07/2019 02:09

krymnistrit Ram humbes ne votimet lokale ka shkuar te qaje haller me presidentin Erdogan humbes ne votimet lokale. Pra dy humbesit pine uje me akull te freshojne trute

ervin19/07/2019 00:54

gomari gjithmone i teket te pellase, Nga gomari Rama kryeminister degjojme vetem pallma gomari sepse eshte gomar

Gramoz19/07/2019 00:10

Edver Taqi Bajga ka shku te takoj sulltanin, sulltani i ka qef dylberat, megjithse Edveri osht pak ne mosh te shtyre, gjithsesi me mullaqet nuk osht keq.

Shto koment

Denonco