FOTO/ Daut Haradinaj nga Vjena: Jam i lirë dhe jam shumë mirë, takohemi në Kosovë

FOTO/ Daut Haradinaj nga Vjena: Jam i lirë dhe jam shumë mirë, takohemi në Kosovë

16:30, 18/07/2019

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i arrestuar, por, që ishte në një konsultë disa minutëshe në policinë në aeropot të Vienës, raporton Gazeta Express.

Mediat kosovare kanë raportuar sot gjatë ditës se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë, bazuar në fletëarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Por, këtë lajm e ka mohuar vet Daut Haradinaj.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim.Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

“Falenderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.

Ndërkohë, deputeti ka publikuar edhe një foto në rrjetet sociale ku shfaqet i lirë në rrugët e Vjenës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco