Kosova mirëpret zgjedhjen e Ursula von der Leyen si Presidente e KE

Kosova mirëpret zgjedhjen e Ursula von der Leyen si Presidente e KE

07:44, 17/07/2019

Liderët e Kosovës e kanë mirëptirut zgjedhjen e politikanes gjermane Ursula von del Leyen në krye të KE-së. kryeministri Ramush Haradinaj si dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli janë shprehur pas kësaj zgjedhjeje.

Ramush Haradinaj: Mirëpres votimin e znj. Ursula von der Leyen, Ministres aktuale të Mbrojtjes së Gjermanisë, për pozitën e Presidentes së Komisionit Evropian. 

Kam besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane. 
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj se Komisioni Evropian do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit. Jemi të bindur që zonja Ursula von der Leyen do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme.

Republika e Kosovës, me gjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian.

Behgjet Pacolli: "Urime për Presidenten e sapozgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne presim me padurim të punojmë me të për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë si një element i rëndësishëm në perspektivën evropiane të vendit tonë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco