Macron rrëzon planin Vuçiç-Rama-Thaçi/ Marrëveshja Serbi-Kosovë, sipas Gjermanisë dhe Francës

Macron rrëzon planin Vuçiç-Rama-Thaçi/ Marrëveshja Serbi-Kosovë, sipas Gjermanisë dhe Francës

18:54, 15/07/2019

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti Macron arriti të hënën pasdite në Beograd, duke shënuar kësisoj vizitën e parë të një presidenti francez në Serbi pas vitit 2001, kur atje kishte qëndruar ish presidenti, Jacque Chirac.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun serb, Aleksander Vuçiç, kreu i Elizesë deklaroi se, Franca së bashku me Gjermaninë janë të interesuara të mbështesin një zgjidhje afatgjatë dhe përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës pa ndikimin e fuqive jashtë kontinentit.

"Gjetja e një marrëveshjeje në muajt vijues bëhet për të mos patur zgjidhje të njëanshme. Ngjarjet e muajve të fundit na kanë shqetësuar dhe vendimet në kundërshtim me marrëveshjet duhet të shfuqizohen-ka thënë presidenti Macron. Ajo cfarë unë di është që Europa është komplekse për këtë. Serbia dhe Kosova janë vende europiane dhe kjo duhet të përkthehet në Europë jo si krenari kombëtare për tu kthyer në një kompromis. Është përgjegjësia jonë t'ju japim mbështetjen e nevojshme për të gjetur një kompromis. Franca dhe unë do të angazhohemi për të gjetur një dialog serioz në muajt e ardhshëm, sepse Europa nuk mund të pranojë natyrën fatale të konfliktit që zgjat përgjithmonë ku vendosin mbi fatin e konfliktit fuqi jashtë Europës. Kemi borxhe ndaj njëri-tjetrit. Do të angazhohem sepse besoj tek Europa", ka thënë Macron për çështjen e Kosovës, raporton Syri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco