Arrestohet një prostitutë shqiptare në Ferizaj me tutorin dhe ‘kolegen’

Arrestohet një prostitutë shqiptare në Ferizaj me tutorin dhe ‘kolegen’

12:47, 13/07/2019

Një prostitutë shqiptare është arrestuar nga Policia e Kosovës. A.GJ, lindur në 1991 u arrestua bashkë me tutorin e saj Sh.L. dhe një “kolege” nga Kosova, G.I.

Policia bëri hetime të gjata deri sa arriti në arrestimin e tre personave në fjalë që e ushtronin prostitucionin në lokale.

Tre personat në fjalë dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.

Me vendim të prokurorit të çështjes në Ferizaj, të tre janë futur 48 orë në paraburgim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco