VIDEOLAJM/ Kur Haradinaj fliste pa dorashka për ‘fushatën’ Thaçi, Rama, Haxhiu

VIDEOLAJM/ Kur Haradinaj fliste pa dorashka për ‘fushatën’ Thaçi, Rama, Haxhiu

19:31, 11/07/2019

Përgjimi i telefonatës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku shpjegonte edhe një herë planin e kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për copëtimin e shtetit më të ri në Ballkan, risjell edhe një herë në kujtesë deklaratat e Ramush Haradinaj disa muaj më parë.

Në një intervistë në shkurt të këtij viti për Pressing në T7, kryeministri i Kosovës është shprehur se, ideja e mbledhjes së liderëve shtetërorë të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe për opsionet e zgjidhjes finale, ka qenë pikërisht e kryeministrit Rama, shkruan Syri.net.

Sipas kreut të qeverisë në Prishtinë, ka disa njerëz publikë në Kosovë që po reklamojnë me forcë se, ideja për copëtimin e vendit është opsioni i duhur.

Këtu, Haradinaj ka parasysh presidenti Hashim Thaçi dhe gazetarin Baton Haxhiu.

“Edhe unë mendoj se disa njerëz që i kemi në Kosovë, si presidenti, edhe ndonjë koleg tjetër në media, si zoti Haxhiu nuk kanë arsye me na bind neve se ky është opsioni i duhur. Se mund të kemi edhe ne të drejtë mos me i besu atij opsioni. Ne të tjerët nuk jemi të pavlefshëm. Nuk jemi as të paditur për të mos pasur mendimin tonë. Nuk e kuptoj misionin e zotit Haxhiu e të ndonjë Haxhiu tjetër këtu me na shpjegu neve sa i mirë është ky opsion. Pse nuk po rri ai në media të vetë? Nuk e marr vesh nga i buron detyra”, do të shprehej asokohe Haradinaj.

Sa i përket ndërhyrjeve edhe të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Haradinaj ndër të tjera do të shprehej:

“E shoh një kampanjë realisht. Nuk po e ndihmojnë Kosovën, nuk ndihmohet kështu Shqipëria. Nëse Brukseli mendon se Rama po faviorizon ndarjen apo copëtimin e Kosovës, si mendon atëherë se do ti hapë negociatat. Si mendon ky të krijojë raporte të besueshme me Berlinin?. /Syri.net

Pjesë nga intervista e Haradinaj:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco