'Srebenica', Thaçi: Fatkeqësi që kriminelët serbë të masakrave në Bosnje e Kosovë nuk janë dënuar ende

'Srebenica', Thaçi: Fatkeqësi që kriminelët serbë të masakrave në Bosnje e Kosovë nuk janë dënuar ende

11:32, 11/07/2019

Nga Hashim Thaçi.

Masakra e Srebrenicës, 24 vjet më parë, riktheu tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore – të popullvrasjeve masive. Ky gjenocid i urdhëruar nga regjimi i Millosheviçit, ku u vranë rreth 8 mijë njerëz, ishte edhe një paralajmërim se deri në çfarë mase mund të shkonte çmenduria e regjimit serb.

Me të njëjtën logjikë, ky regjim vrastar vazhdoi masakrat edhe në Kosovë në vitet 1998-1999.

Është fatkeqësi që edhe pas dy dekadave, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Sot, 24 vjet pas masakrës së Srebrenicës, me dhimbje të madhe i kujtojmë tmerret që ndodhën atje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco