Kufijtë e Kosovës, nga e mori Zaev informacionin, ja çfarë thotë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Kufijtë e Kosovës, nga e mori Zaev informacionin, ja çfarë thotë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut

15:53, 10/07/2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili po ju fliste në telefon aktorëve rus duke menduar se po i flet presidentit Ukranez, u tha se Kryeministrat, Rama, Thaçi dhe Presidenti Vuçiç kanë plan për shkëmbim të territoreve, ndërsa sot para gazetarëve deklaroi se nuk ka pasur informata të sigurta nga homologët e tij apo nga dikush tjetër.

“Askush me mua nuk ka ndarë informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli ynë si miq ka qenë t’i motivojmë për zgjidhje. Evropa ka definuar problemin me emrin për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë Hercegovinës. E para u zgjidh, ndërsa të dytën ndihmojmë të zgjidhet. Askush nuk na ka dhënë detaje” tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Në përgjimet e publikuara nga aktorët rus, Zaev dëgjohet duke thënë se Kosova do i jap Serbisë së paku 10 komuna dhe se kjo ide mbështetet nga Rusia.

Ai gjithashtu theksoi se komunikimi midis tij dhe komedianëve rus ka qenë reciproke, ai ka thënë se edhe vetë kryeministri i ka kërkuar disa herë duke menduar se po bisedon me Poroshenkon dhe Stoltenbergun.

I pyetur se kur e ka kuptuar se bëhet fjalë për mashtrim, Zaev ka zbuluar se e ka marrë vesh parmbrëmë, kur edhe janë publikuar incizimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco