Dodik: Nuk do të shkoj në Kosovë në Samitin tjetër të SEECP-it

Dodik: Nuk do të shkoj në Kosovë në Samitin tjetër të SEECP-it

07:31, 10/07/2019

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi dje se nuk do të shkojë në Kosovë, kur të mbahet takimi i radhës së Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës (SEECP).

Ai këto komente i bëri sot pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë, ku u mbajt samiti SEECP, në të cilën nuk merrte pjesë Kosova.

Kur bëhet fjalë për mbajtjen e forumit në Kosovë, e cila është kryesuese e SEECP, Dodik tha se nuk ka nevojë të jetë pjesë e tij.

“Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP. Unë prej 20 korrikut nuk do të jem më kryesues dhe le të vendosin, por në formatin në të cilën Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh statusin e Kosovës. Ka një modalitet për bashkëpunim dhe me siguri dikush do të shkojë në emër të Bosnjës”, tha Dodik.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mori pjesë në samitin në Sarajevë, pasi ftesa nga Dodiku ishte dërguar me fusnotë./Koha.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco