Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:07, 08/07/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

VOA jehonë protestës/ Shqiptarët mblidhen para zyrës së Trump kundër Ramës dhe Soros

Disa dhjetëra shqiptarë të Amerikës u mblodhën të dielën në mesditë përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe asaj që ata e quajnë ndërhyrje e miliarderit George Soros në punët e Shqipërisë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265861/voa-jehone-protestes-shqiptaret-mblidhen-para-zyres-se-trump-kunder-rames-dhe-soros/

 

Berisha përshëndet shqiptarët e SHBA/ Mirënjohje për protestën ndaj kryespekullantit Soros dhe krijesës së tij politike

Ish kryeministri Sali Berisha përshëndet protestën e sotme të komunitetit shqiptar në SHBA, para Shtëpisë së Bardhë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265847/berisha-pershendet-shqiptaret-e-shba-mirenjohje-per-protesten-ndaj-kryespekullantit-soros-dhe-krijeses-se-tij-politike/

 

Basha në Durrës: Nesër të gjithë në protestë, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Pas Kamzës dhe Vorës, kreu i PD Lulzim Basha ishte në Durrës, aty ku u takua me simpatizantë të forcës që drejton dhe qytetarë të shumtë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265848/basha-ne-durres-neser-te-gjithe-ne-proteste-beteja-vazhdon-deri-ne-largimin-e-rames/

 

Kamza, ndalesa e rradhës e Bashës/ Kreu i opozitës fton qytetarët në protestën e nesërme

24 orë para nisjes së protestës së 10-të kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Kamëz, ku është takuar me strukturat vendore të PD, por edhe me simpatizantë të opozitës e qytetarë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265835/kamza-ndalesa-e-rradhes-e-bashes-kreu-i-opozites-fton-qytetaret-ne-protesten-e-neserme/

 

Meta publikon komentin epik

Presidenti Ilir Meta nuk i është ndarë as kësaj të diele të nxehtë, debatit politik mbi votimin e 30 Qershorit. Sa me humor, sa me ironi, Meta i ka thirrur në një “takim” qytetarët në Fb që të japin”një shpjegim shkencor” sesi u shumuan votat në kutitë e votimit të PS.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/265697/meta-publikon-komentin-epik/

 

VIDEO/ Kryemadhi fton shqiptarët: Nesër bashkë për një Shqipëri europiane, asnjë hap pas

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shpërndarë një mesazh VIDEO për të gjithë shqiptarët duke i ftuar që te vijnë në protestën e opozitës nesër në orën 20.00 në Tiranë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265740/video-kryemadhi-fton-shqiptaret-neser-bashke-per-nje-shqiperi-europiane-asnje-hap-pas/

                                    

Boçi: Rama mentalitet kriminal, çdo individ oponent e sheh si armik të pushtetit të tij

Lidhur me sulmin e sotëm ndaj analistit Fatos Lubonja dhe sulmet e shtuara ndaj gazetarëve dhe medias vitet e fundit ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265797/boci-rama-mentalitet-kriminal-cdo-individ-oponent-e-sheh-si-armik-te-pushtetit-te-tij/

                                    

Samiti i Poznanit e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë!

“Korrupsioni dhe krimi janë arsyet pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë.” Kështu deklaroi sot në një deklaratë për media, ish-deputeti Agron Shehaj nga selia e PD, lidhur me Samitin e Poznanit në Poloni, prej nga kryeministri Edi Rama u kthye duarbosh.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265743/samiti-i-poznanit-e-rikonfirmoi-izolimin-ekonomik-dhe-politik-te-shqiperise/

 

Alibeaj: Bashkë për Shqipërinë në 8 korrik, Shqipërinë si Europa!

Ish-deputeti, demokrati Enkelejd Alibeaj, e ka përforcuar ftesën drejtuar qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në protestën e nesërme në Tiranë, në orën 20:00. “Shqiptarët duan Shqipërinë si Europa!” veçon Alibeaj ndër mesazhet e videos së publikuar sot nga PD.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265737/alibeaj-bashke-per-shqiperine-ne-8-korrik-shqiperine-si-europa/

 

Sulm makinës së Lubonjës, Meta: Çunat problematikë kanë 'përshëndetur' analistin kritik ndaj Bablokut...

Mënjëherë pas publikimit të lajmit për sulmin qe i është bërë makinës së analistit shumë kritik ndaj kreut aktual të qeverisë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/265735/sulm-makines-se-lubonjes-meta-cunat-problematike-kane-pershendetur-analistin-kritik-ndaj-bablokut/

 

Bulqizë, qëllohen me breshëri automatiku drejtori i Policisë Pyjore dhe 4 inspektorë

Qëllohet me breshëri automatiku Drejtori i Policisë Pyjore në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një fushate  për prerjen e pyjeve në zonën e mbrojtur të Ternovës.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/265858/bulqize-qellohen-me-bresheri-automatiku-drejtori-i-policise-pyjore-dhe-4-inspektore/

                                    

Refuzimi i Samitit të SEECP-it, Pacolli: E papranueshme si trajtohet Kosova!

Nga Behgjet Pacolli

Vetëm disa orë para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe pasi i kemi shtjerrur të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e shtetit tonë në këtë ngjarje kulmore politike rajonale, qëndrim i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese neve na është pamundësuar përfaqësimi në Samit.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/265755/refuzimi-i-samitit-te-seecp-it-pacolli-e-papranueshme-si-trajtohet-kosova/

 

Historia/ 8 pjestarë të forcave speciale britanike kundër 100 xhihadistëve të ISIS-it…

Tetë anëtarë të forcave speciale elitë të Britanisë së Madhe luftuan me më shumë se 100 xhihadistë të ISIS gjatë një sulmi në Afganistan. Ushtarët shkuan për të ndihmuar një familje afgane pasi makina e tyre shpërtheu nga një bombë. Trupat e kësaj elite refuzuan urdhrin për të braktisur familjen pasi një prej prindërve u vra dhe një vajzë e mitur u plagos rëndë. Ata luftuan kundër xhihadistëve për 6 orë, raporton britanikja “Daily Star”.

Për më shumë           

https://www.syri.net/bote/265745/historia-8-pjestare-te-forcave-speciale-britanike-kunder-100-xhihadisteve-te-isis-it-hellip/

 

‘Telenovelës’ i ka ardhur fundi, De Ligt zgjedh ekipin që do të vazhdojë karrierën

Gjithçka po shkon drejt fundit.  Matthijs de Ligt së shpejti do të jetë lojtari më i ri i ekipit të Juventus. Të mërkurën do të jetë edhe momenti i zyrtarizimit të tij, ose në kundërt gjithçka do të konkretizohet përpara datës 19 korrik, që korrenspondon edhe me datën kur Juventusi do të nisë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Azi, raporton “Corriere dello Sport”.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/265767/telenoveles-i-ka-ardhur-fundi-de-ligt-zgjedh-ekipin-qe-do-te-vazhdoje-karrieren/

                                    

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco