Kosovare Asllani, ambasadore e imazhit shqiptar në Skandinavi

Kosovare Asllani, ambasadore e imazhit shqiptar në Skandinavi

12:01, 07/07/2019

Ylli shqiptar që ka fituar edhe zemrat e suedezëve.

Nga Arben Vata.

Femrat shqiptare në botë nuk janë të suksesshme vetëm në muzikë, art, politikë e biznes, por edhe në sport. Një përfaqësuese e denjë e tyre është Kosovare Asllani, futbollistja më e mirë e momentit në Suedi. Kombëtarja suedeze arriti së fundi një rezultat të shkëlqyer në kampionatin botëror për femra në Francë, duke zënë vendin e 3-të në këtë turne, por shkëlqimin më të madh ia dha ylli i këtij ekipi, shqiptarja e Kosovës, Kosovare Asllani. Me lojën e saj në shërbim të ekipit, driblimet, gjuajtjet në portë, pasimet për gol, golat, zgjuarsinë dhe vendosmërinë për fitore duke, ajo ishte përcaktuese për suksesin e Suedezëve në këtë kompetecion.

Kosovarja ishte truri dhe motorri i ekipit, çka e tregoi me vendosmërinë e saj për të dhënë gjithçka në fushën e blertë. Heroina shqiptare "la shpirtin në fushë" në ndeshjen kundër Hollandës, duke u larguar nga fusha në sekondat e fundit pas një dëmtimi serioz në kokë të mërkurën në mbrëmje. I gjithë opinioni publik dhe ai sportiv, lutej për shëndetin e saj, ndërsa 72 orë më pas, pavarësisht kundërshtisë së mjekëve, Asllani zbriti në fushë kundër Anglisë, duke shënuar golin e parë. Kush tjetër veç kësaj vajze do ta bënte këtë?

Për shkak të lojës së saj spektakolare dhe vendosmërisë për të dhënë gjithçka në fushën e blertë, Kosovarja është kthyer me kohë në idhull sportiv për suedezët.

Ja disa fakte për karrierën sportive të Asllanit:

Image

-Sivjet ajo ishte përcaktuese në fitoren e medaljes së bronxtë, ndaj media vendase e trajton si një ikonë sportive.

-Me golat e saj, u bë golshënuesja më e mirë për Suedezët në këtë turne.

-Pak javë përpara kampionatit, portreti i saj futbollistik u gdhend në statujë.

-Kosovarja është shpallur futbollistja më e mirë femër në Suedi në vitin 2017.

-Ajo është shpallur gjithashtu në mesin e 12 të rinjve më të suksesshëm në Suedi.

-Prej 12 vitesh ka luajtur në ligat profesioniste në Suedi, SHBA, Angli e Francë (Man City e PSG).

- Per ekipin e parë të Suedisë luan prej vitit 2008 dhe ka shënuar mbi 30 gola, duke luajtur mbi 100 ndeshje.

Image

-Si një përfaqësuese e denjë e vajzave tona, ajo është renditur në 10 futbollistet më të bukura. -Dhe qershia mbi tortë, Kosovarja nuk lë rast pa treguar rrënjët e saj. Edhe pse ka lindur në Suedi në vitin 1989, Kosovarja feston duke bërë shqiponjën, edhe pse UEFA e ka dënuar për këtë.

Kjo është pra vajza shqiptare, për të cilën janë krenarë shqiptarët dhe suedezët. Është rasti që ambasadat tona të promovojnë raste e shembuj të tillë për të treguar imazhin me të cilin duhet të prezantohemi dhe përfaqësohemi në botë. Kosovarja është një nga ambasadorët më të shkëlqyer të imazhit shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco