Takim me dyer të mbyllura Haradinaj - Engel

Takim me dyer të mbyllura Haradinaj - Engel

10:06, 06/07/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur mëngjesin e sotëm kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Takimi mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe zyrtarit amerikan është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa më pas nuk ka pasur deklarata për media.

Për atë se çfarë është diskutuar në këtë takim pritet që të zbulohet pas deklaratës së Zyrës për Informim të Kryeministrisë, njofton Gazeta Express.

Engel mbërriti në Kosovë më 4 korrik ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco