Aksion i madh policor në Kosovë/ Disa zyrtarë të arrestuar

Aksion i madh policor në Kosovë/ Disa zyrtarë të arrestuar

18:19, 05/07/2019

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion masiv. Drejtoria e Krimeve Ekonomike janë duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës se është raportuar se ka lidhje me patentat e shoferëve, shkruan lajmi.net.

Se është duke ndodhur një aksion e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, por pa dhënë detaje të tjera dhe se ku është duke ndodhur ky aksion.

Gjithashtu vlen të theksohet se është raportuar që ky aksion i policisë po bëhet për korrupsion dhe krim të organizuar, ku thuhet se janë arrestuar së paku 10 persona.

Ky aksion i Policisë së Kosovës erdhi vetëm një ditë pasi është lansuar testimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit. Këtë projekt e promovojë dje vetë kreu i ministrisë, Pal Lekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco